Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është bërë me Instagram të ri.

Njoftimi u bë nga partnerja e tij, Kiara Tito, e cila njëherësh do ta menaxhojë derisa artisti shkodran të jetë brenda shtëpisë.


Me qasjen si ‘itsluizejlli’, faqja e tij për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mijëra njerëz.

Screenshot 3 75 Foto: Screenshot/Instagram

Kjo vjen pas dramës me Instagramin e vjetër të Luizit, që fillimisht u menaxhua nga një mike e tij, më pas kaloi në produksionin e Big Brother e krejt në fund te motra e tij, Ina Ejlli.

Njoftimi i plotë në Instagramin e ri të Luiz Ejllit (pa ndërhyrje):

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brënda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!. /Telegrafi/