LAJMI I FUNDIT:

Lufta e gabuar Bush-Blair: Londra e dinte që nuk kishte armë kimike

Lufta e gabuar Bush-Blair: Londra e dinte që nuk kishte armë kimike

Në Londër është botuar raporti i shumëpritur për hetimin, mbi arsyet dhe pasojat e angazhimit ushtarak të Britanisë në luftën në Irak përpara 13 vitesh, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forcat britanike u dërguan në luftë “përpara se mundësitë paqësore për çarmatimin të ezauroheshin”, thuhet në raportin “Chilcot”.


Raporti kritikon – siç pritej, – vendimin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili mbështeti pa rezerva politikën amerikane të pushtimit të Irakut, për përmbysjen e regjimit të ish-diktatorit Saddam Hussein, duke e argumentuar atë ndërhyrje ushtarake në 2003-shin me praninë dhe rrezikun e armëve të shkatërrimit në masë nga Iraku, armë që as nuk ekzistonin.

Kërcënimi i armëve irakiane “u parashtrua me një kërcënim sigurie, që nuk u justifikua nga qeveria e Tony Blairit”, thekson raporti.

Në raportin prej 12 vëllimesh thuhet se, në rast të veprimeve të ardhshme ushtarake, lipset një analizë më e kujdesshme dhe gjykim më i thellë politik, përpara vendimmarrjes. Raportit iu desh një vit të hartohej dhe përbëhet nga 2.6 milionë fjalë.

Vendimi i ish-kryeministrit britanik të kohës, Tony Blair, për të angazhuar trupat britanike në pushtimin e Irakut, pas votimit në Parlament që e autorizonte një veprim të tillë, ishte një nga vendimet më të debatueshme të politikës së jashtme britanike në 50 vitet e fundit.

Blair ishte ndër më shumë se 100 dëshmitarët e pyetur në këtë hetim, duke dalë dy herë përpara panelit. Raporti përfshin detaje të dokumenteve sekrete të qeverisë, vlerësime të Shërbimeve Sekrete, si dhe korrespondencën private mes Blairit dhe ish-Presidentit amerikan Bush, në prag të ndërhyrjes ushtarake, përcjell TCH.

Tony Blair, muaj më parë kishte kërkuar ndjesë në një intervistë dhënë CNN-it, ndërkohë që pritet që të shtohen thirrjet që ai të kërkojë sërish ndjesë për vendimmarrjen e tij politike për luftën në Irak. Familjet e ushtarakëve britanikë të vrarë në konflikt ka gjasa ta çojnë çështjen në gjykatë.

Shpresat që Blair të përballet me një proces kriminal lufte shuhen, pasi Sir John Chilcot ka thënë se ai nuk vendos nëse pushtimi ishte “i ligjshëm ose jo”, dhe se ai “nuk ishte as gjykatë dhe as juri e një gjykate”.

David Cameron ka votuar në atë kohë në Parlament për të mbështetur qeverinë e Blairit, ndërsa udhëheqësi aktual i opozitës, Jeremy Corbyn ka qenë ndër të paktët deputetë, që ka kundërshtuar fuqishëm ndërhyrjen britanike, siç ka qenë kundër edhe për ndërhyrjen ushtarake në ish-Jugosllavi për konfliktin në Kosovë.

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori