LAJMI I FUNDIT:

Lufta i dha forcë Berishës për të arritur në jetë

Lufta i dha forcë Berishës për të arritur në jetë

Besart Berisha e pati një fëmijëri jo të lehtë. Si 6-vjeçar me familje u largua nga Kosova për ta gjetur strehimin në Gjermani, ku e nisi një jetë të re.

Futbollisti kosovar i është mirënjohës shtetit gjerman për mundësinë jetësore që ia dha. 32-vjeçari thotë se lufta i dha forcë dhe e shtyu përpara që të arrijë aty ku është sot. Ai është i uritur të fitojë trofe të tjerë dhe të shënojë sa më shumë gola


I ulur në një hotel në Sydney duke biseduar i qetë, duke reflektuar, duke e analizuar veten, modest dhe i zhytur në mendime.

Kjo të bën të mendosh se përse Besart Berisha është asgjë tjetër veçse i qetë, i cili gjuan nga të gjitha pozitat dhe bëhet figura më e urryer e tifozëve kundërshtarë?

“The Daily Telegrapf”, në versionin australian, ia ka kushtuar një shkrim futbollistit kosovar, me të cilin ka biseduar për shumë gjëra, që nga fëmijëria e deri më tash kur është bërë njëri prej njerëzve më të famshëm në Australi.

Ai është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes në fushë dhe reagon ndaj rasteve të caktuara, shkruan sot gazeta Zëri.

Ai ishte vetëm gjashtëvjeçar kur prindërit u larguan nga Kosova në vitin 1991, dy vjet pasi kishin nisur tensionet me Serbinë dhe që ishte përshkallëzuar situata me protesta, arrestime, represion dhe në fund edhe me luftë.

Familja Berisha kishte arritur në lindje të Berlinit për ta nisur një jetë të re në një apartament të vogël dhe pak gjëra të tjera.

“Kur shkoni në një vend të ri me pak gjëra duhet t’ia nisni nga zeroja, që është paksa e vështirë”, e fillon bisedën prishtinasi.

“Mirëpo, ndoshta ky ishte një çelës i vogël për mua që të jem i uritur tash si lojtar. Gjithmonë e kujtoj se nga kam ardhur. Mënyra se si kemi jetuar në Gjermani më bëri personin që jam tash, më ka bërë ta vlerësoj suksesin. E di se nuk do t’i harroj kurrë fillimet e mia”, shtoi ai.

“E kisha një fëmijëri, mund ta them, jo të lehtë, duke u rritur në Kosovë, më pas fillimi i luftës, lëvizja drejt Gjermanisë në mënyrë urgjente kur isha fëmijë. Ne udhëtuam disa herë derisa e gjetëm jetën e re. Posa arrita në Gjermani fillova të luaja futboll. E shihja këtë si një mundësi për mua për të bërë diçka. Ishte puna ime, shkolla ime, ishte gjithçka për mua. Ishte e vështirë në një vend tjetër, nuk e flisja gjuhën dhe ishte mjaft e vështirë të shkoja në shkollë. Është e vështirë të kesh të ardhme, të bëhesh dikush”, rrëfen Berisha.

“Unë e pashë mundësinë me sport dhe me futboll, kjo ishte aty ku u fokusova dhe vendosa gjithçka për t’u munduar që të arrija diçka. Jam falënderues që ishim OK, që shkuam në një vend si Gjermania, që ishte i jashtëzakonshëm për ne. Na mikpriti, na ndihmoi të qëndronim aty, të punonim, të shkonim në shkollë. Më e rëndësishmja, në rastin tim të luaj futboll, gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua”, kujton prishtinasi.

Është e kuptueshme që 32-vjeçar me një fëmijëri të kaluar jo si bashkëmoshatarët e tij, nxjerr “zjarr” nga sytë e tij kur luan.

“Absolutisht, kjo vjen si rezultat i mënyrës se si jam rritur. Kur e luan këtë lojë dhe kur kjo ju jep shumë juve, e vlerësoni atë edhe më shumë. Çdo ndeshje që e luaj shkoj më shumë i fokusuar dhe luaj edhe më me pasion. Kjo është mënyra se si mundohem të luaj. I jam mjaft falënderues kësaj loje dhe për atë se ku jam unë sot. Unë nuk shkoj asnjëherë në lojë dhe të them se kjo është vetëm një lojë. Do të zbres gjithmonë në fushë dhe do të them: kjo është jeta ime”, tregon Berisha.

Vërshëllimat dhe fyerjet e tifozëve kundërshtarë nuk është se e brengosin fort, pasi thotë se nuk pret që ata ta duan.

“Është normale për një lojtar që shënon gola, ata do ta kontestojnë. Jam mësuar me këtë në Evropë, e di se si funksion kjo dhe është një lloj motivi për mua që të arrij edhe më shumë. Jam person që mëson çdo vit. Nuk kam problem me ‘boo’ të tifozëve”, përfundoi Berisha.

Pasi ka fituar disa trofe ai thotë se kjo e kë bërë më të uritur dhe më kërkues që në pjesën e mbetur të karrierës të mundohet të fitojë trofe të tjerë.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori