LAJMI I FUNDIT:

Lucas: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është duke e lidhur

Lucas: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është duke e lidhur

Para takimit mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, ylli i këtyre të fundit Lucas është pyetur se a ka ndonjë mënyrë për të ndalur Lionel Messin.

Ylli brazilian ka thënë se vetëm në një mënyrë mund të ndalet ai dhe ajo është duke e lidhur.


“Sipas meje është e pamundur të ndalet ai. Duhet ta lidhësh”.

“Asnjë ekip nuk është i pamposhtur, por për mua Barcelona është favorite. Ata janë ekipi më i mirë në botë, ju duhet t’i respektoni ata”, ka thënë Lucas.

Barça dhe PSG takohen në kuadër të 1/8 të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/