LAJMI I FUNDIT:

Luan volejboll i vetmuar dhe pa top (Video)

Luan volejboll i vetmuar dhe pa top (Video)

Në një plazh të Australisë, është filmuar momenti bizar, kur një burrë luante volejboll i vetëm dhe pa top.

Mungesa e shoqëruesve, nuk e ka ndaluar atë të bënte veprime të ndryshme fizike pranë rrjetës, sikur të jetë duke praktikuar sportin e preferuar, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht edhe e ka fituar lojën”, është një koment lidhur me rastin e çuditshëm.

Filmimi që u postua në Instagram, është shpërndarë më pas në rrjetet sociale, meqë është shumë i pazakontë dhe qesharak. /Telegrafi/