LAJMI I FUNDIT:

LSDM premton uljen e çmimit të rrymës

LSDM premton uljen e çmimit të rrymës

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me një njoftim dërguar Telegrafit në Maqedoni ka premtuar se do të ulin çmimin e rrymës dhe gjithashtu do të mundësojnë që brenda 24 orëve qytetarët të kenë dy orë rrymë me çmim të lirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Jeta vjen për qytetarët e Maqedonisë. E kthejmë tarifën e lirë për rrymën, që faturat të jenë më të ulëta. Do të ju mundësojmë qytetarëve rrymë me çmim të lirë dhe brenda ditës do të mundësojmë që të ketë nga dy orë rrymë me çmim të lirë. Rrymë me tarifë të lirë nuk do të ketë vetëm të dielave por edhe të shtunave.” premtojnë nga LSDM./Telegrafi/