LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Maqedonia nuk di të përdor fondet e BE-së

LSDM: Maqedonia nuk di të përdor fondet e BE-së

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me sanksionin e parë nga Komisioni Evropian për Maqedoninë. LSDM në reagimin drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se ky hap është si rezultat i mos diturisë i qeverisë.

“Paratë në këto fonde ngelin, kështu Bashkimi Evropian i tërheqë pas. Nëpërmjet fondeve, Maqedonia ka pasur mundësi të ndërtojë infrastrukturë, megjithatë për shkak të politikave të gabuara, ato para ashtu siç shihet gjithnjë më shumë po i humbasim”, tha Boçvarski nga LSDM