LAJMI I FUNDIT:

LSDM kërkon përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e Gruevskit

LSDM kërkon përgjegjësi nga institucionet për arratisjen e Gruevskit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Nikolla Gruevski vërtetoi se është frikacak, por shtojnë se nuk do të ikë nga përgjegjësia.

“Krimineli i dënuar Nikolla Gruevski vetë konfirmoi se është turp dhe frikacak. Nga frika për t’u ballafaquar me përgjegjësinë, krimineli Gruevski u arratis. Ai e ka prekur fundin, ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm. Me ikjen frikacake, patriotizëm të rrejshëm, krimineli Gruevski tregoi se mbetet besnik ndaj kauzës për krim që me vite e ka përfaqësuar”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)
Lexo po ashtu Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

Ata shtojnë se udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së me në krye Hristijan Mickoskin, janë të vetmit që e mbrojnë Gruevskin.

Partia në pushtet kërkon përgjegjësi nga institucionet se si ka mundur që Gruevski të largohet.

“Institucionet kanë detyrë para qytetarëve të konfirmojnë dhe njoftojnë se kush është përgjegjës për këtë. Pse nuk u caktua paraburgim ose masë tjetër e sigurisë? Pse u prit dhe me kohë nuk u kërkua fletarrest nga MPB?”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori