LAJMI I FUNDIT:

Low më nuk do t’i fton në kombëtaren gjermane, Thomas Muller: Sa më shumë mendoj, aq më shumë jam i zemëruar

Low më nuk do t’i fton në kombëtaren gjermane, Thomas Muller: Sa më shumë mendoj, aq më shumë jam i zemëruar
Thomas Muller (Foto by Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Kombëtarja e Gjermanisë është duke kaluar nëpër një fazë të tranzicionit sa i përket futbollit.

Tashmë tre lojtarëve u ka dhënë drita e gjelbër se më nuk do të ftohen që të mbrojnë ngjyrat e pancerëve.


Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thumas Muller iu është kumtuar njoftimi se më nuk do të ftohen nga ana e trajnerit Joachim Low.

Thomas Muller (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo ka bërë që të mbetet i habitur komuniteti sportiv dhe ka zgjuar reagimin e fansave, por edhe të vetë lojtarëve.

Një prej tyre është edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, i cili ka shprehur zhgënjimin me atë se çfarë ka ndodhur me treshen e lartcekur.

Low: Hummels, Boateng e Muller nuk do të ftohen më te Gjermania
Lexo po ashtu Low: Hummels, Boateng e Muller nuk do të ftohen më te Gjermania

“Sa më shumë mendoj, aq më shumë jam i zemëruar. Ky vendim më la të befasuar. Mats, Jerome dhe unë jemi ende të gatshëm të luajmë në nivelin më të lartë. Deklarata e Federatës duket se ishte e përgatitur paraprakisht”, tha Muller, i cili ka 100 paraqitje në fanellën kombëtare të përzgjedhjes gjermane.

Ndryshe, Gjermania në kampionatin e fundit botëror nuk ka mundur të kalojë as fazën grupore në Rusi. /Telegrafi/