LAJMI I FUNDIT:

Lovren alternativë e Romës për Smalling

Lovren alternativë e Romës për Smalling
(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Roma ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Dejan Lovren.

Klubi italian e ka të huazuar Chris Smalling e Manchester Unitedit deri në fund të sezonit aktual dhe ka për qëllim që t’ia zgjatë qëndrimin.


Mirëpo, sipas Gazzetta dello Sport, nëse Giallorossët dështojnë në mbajtjen e futbollistit anglez, atëherë do t’i kërkojnë shërbimet e kroatit.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Lovren ka mbetur prapa në përzgjedhjet e Jurgen Klopp që kur në Anfield u transferua Virgil van Dijk.

Roma pritet t’i transferojë dy qendërmbrojtës, lista e lojtarëve që kërkojnë Giallorosët
Lexo po ashtu Roma pritet t’i transferojë dy qendërmbrojtës, lista e lojtarëve që kërkojnë Giallorosët

Ndryshe, 30-vjeçari është pjesë e Redsave nga viti 2014 kur ishte transferuar nga Southamptoni. /Telegrafi/