LAJMI I FUNDIT:

Louis van Gaal nuk është pensionuar, merr ofertë prej skuadrës spanjolle

Louis van Gaal nuk është pensionuar, merr ofertë prej skuadrës spanjolle

Louis van Gaal ka mohuar se ai është pensionuar nga puna e menaxhimit.

Holandezi raportohej se ishte pensionuar në moshën 65-vjeçare, por trajneri ka pohuar se do të pushojë për një vit ndërsa ka marrë një ofertë prej Valencias.


” Nuk jam pensionuar”, tha Van Gaal për Cadena Sera.

“Thjeshta po e marr një vit pushim dhe pas kësaj do të vendos. Ekziston mundësi e mirë që unë të pensionohem. Kam marrë një ofertë nga Valencia muajin e kaluar, por i thash jo”, tha holandezi. /Telegrafi/