Modelja britanike, Lottie Moss, ndezi skenën këtë fundjavë në Festivalin BludFest, ku u shfaq me një kostum trupi rrjete transparent dhe pantallona të shkurta që vënë në pah linjat e saj.
E kombinuar me këpucë baleti dhe syze dielli, pamja e saj u bë menjëherë temë diskutimi, ndërsa ajo pozoi me vetëbesim dhe provokoi rrjetin me stilin e saj guximtar.
Por, përtej pamjes që nuk lë shumë vend imagjinatës, Lottie ndau edhe një rrëfim të sinqertë për betejat e saj me peshën dhe presionin për t’u dukur si motra e saj, supermodelja Kate Moss, shkruan DailyMail.
Në dokumentarin britanik “The Price of Perfection”, ajo pranoi se vite më parë ka përdorur në mënyrë të paligjshme ilaçin Ozempic për të humbur peshë – një vendim që e çoi deri në një krizë dhe urgjencë spitalore.
“Ndjeva sikur po vdisja”, rrëfeu Lottie, duke shtuar se edhe pse pasojat ishin të rënda, ajo sërish ka menduar t’i rikthehet ilaçit, për shkak të presionit të industrisë së modës dhe krahasimeve të vazhdueshme me motrën e saj të famshme.
“Gjithmonë më krahasuan me Kate, si një version i saj i ri… kjo ndikoi shumë në mënyrën si e shihja trupin tim”, tha Lottie.
Ajo theksoi se sot është më e vetëdijshme për rreziqet dhe po përpiqet të gjejë balancën mes karrierës dhe mirëqenies personale.
Ndërkohë, pamja e saj në festival konfirmon se Lottie Moss mbetet një figurë që sfidon standardet dhe thyen tabu, si me stilin, ashtu edhe me zërin e saj të hapur për çështje që prekin shumë të rinj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

Ledri Vula thyen heshtjen, flet për lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin: Po duket shumë e lumtur me këtë djalin

“Kemi histori të ngjashme”, Ledri Vula komenton për herë të parë raportin me Xhensila Myrtezajn

Edhe Egli Takos i bëhet një skenë sikurse e Gjestit në koncert - ia kthen puthjet përmes bluzës

Anita për Ramushin: Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik

Justin Bieber reagon ndaj pozave provokuese të Hailey-t duke shuar zërat për krizë martesore

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë