LAJMI I FUNDIT:

Lot dhe emocione – finalistët e Big Brother VIP morën befasi të veçanta në natën finale të spektaklit

Lot dhe emocione – finalistët e Big Brother VIP morën befasi të veçanta në natën finale të spektaklit

Mbrëmë (e premte) u mbajt finalja e spektaklit Big Brother VIP, fitues i të cilit u shpall balerini, Ilir Shaqiri.

Në një natë me shumë emocione dhe momente të bukura para shpalljes së fituesit katër finalistët morën befasi të veçanta dhe takime me personat e tyre më të shtrenjtë.


E para ishte prezantuesja Einxhel Shkira, e cila në finalen e madhe u befasuar me një vizitë nga babai i saj, piktori Muzafer Shkira, i cili ka thënë fjalët më të bukura dhe të ndjera për suksesin e vajzës së tij dhe rrugëtimin e saj në shtëpinë e famshme.

Foto: Top Channel

Ndërsa, një befasi mjaft e këndshme është përgatitur edhe për modelen shqiptare Beniada Nishani (Jakic), e cila fitoi zemrat e publikut me pozitivitetin dhe çiltërsinë e saj.

Beniada, në këtë rrugëtim të saj do të mbahet mend edhe për përshëndetjet e shumta për familjarët, e që produksioni u kujdes që të sjell farefisin e saj të gjerë në natën finale.

Foto: Top Channel

Që nga prindërit e deri te kushërinjtë, modelja pati rastin të shijonte në një darkë speciale të përgatitur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndërsa i ftuar për t’i argëtuar me muzikë ka qenë këngëtar Sinan Hoxha, këngët e të cilit Beniada i ka kënduar më së shumti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Foto: Top Channel

Pas Beniadës, e cila ishte e eliminuara e parë e natës finale, radha për befasi erdhi për balerinin Ilir Shaqiri.

Mbrëmjen e finales, ai u dërgua nga shtëpia e famshme në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë, ku ka takuar prindërit e tij.

Foto: Top Channel

Për të bërë edhe më të veçantë këtë befasi, prezente ishte soprano e njohur shqiptare me famë botërore.

Mula ka interpretuar këngën “Valësi i lumturisë”, teksa në skenën e teatrit balerini ka interpretuar një vals përkrah nënës së tij, Mukadeze Shaqirin.

Foto: Top Channel

Vallëzimi nënë e bir u realizua në skenën e mrekullueshme të Teatrit të Operës dhe Baletit, në Tiranë.

Por, balerini mori edhe një tjetër befasi, ai fillimisht dëgjojë zërin e bashkëshortes së tij italiane, Emanuela Morini, e cila i ka thënë disa fjalë në shqip, ndërsa më pas ajo hyr në shtëpinë e famshme dhe pati një takim romantik me balerinin ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Foto: Top Channel

Ndërkohë, befasia e fundit e mbrëmjes në natën finale të Big Brother VIP ka qenë e rezervuar për finalistin Donald Veshaj.

Si fillim ishte takimi me partneren e tij, këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila ka befasuar aktorin me një vizitë speciale në oborrin e shtëpisë.

Foto: Top Channel

Beatrix intepretoi live për aktorin e shoqëruara nga një kitaristë, ndërsa dyshja që u krijuan çift brenda shtëpisë së BB VIP ndan momente intime dhe puthje në takimin e tyre të parë që nga eliminimi i këngëtares.

Më pas, ashtu si Iliri, edhe Donald Veshaj është transportuar nga shtëpia e Big Brother VIP në një destinacion tjetër.

Foto: Top Channel

Veshaj u dërgua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku ka shikuar një film nga tribuna e pallatit, i cili ishte punuar me rrëfimet e tij për të ëmën të bëra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Më pas atij i është bashkuar nëna e tij duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë, gjersa kanë shijuar së bashku një vallëzim nën tingujt e performancës live të këngëtarit Alban Skënderaj, i cili ishte i ftuar special në finalen e spektaklit Big Brother VIP.

Foto: Top Channel

Me përfundimin e befasi për katër finalistët që përfunduan mbrëmë rrugëtimin e tyre pas 136 ditësh, filluan edhe eliminimet, duke shpallur në fund fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ilir Shaqiri fitoi çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh, ndërkaq tre finalistet e tjerë: Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic), morën nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori