LAJMI I FUNDIT:

Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale – fiton ndaj ruses në Pragë

Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale – fiton ndaj ruses në Pragë
Foto: NOC/Twitter

Loriana Kuka ka arritur në gjysmëfinale të kampionatit evropian të xhudos, Pragë2020.

Xhudistja jonë mposhti në çerekfinale rusen Aleksandra Babintseva me ippon, kategoria -78 kg.


Në gjysmëfinale e pret kampionia e botës Madeleine Malonga.

Kuka shihet si favorite në kategorinë e saj, mirëpo mbetet të shihet se deri ku do të arrijë.

Shpresojmë që Loriana t’i sjellë Kosovës medaljen e artë dhe të shpërblehet për mundin e saj. /Telegrafi/