Nga: Daut Dauti
Njerëzit që janë të popullarizuar nuk do të thotë se janë të rëndësishëm. Historia njeh shumë njerëz që kanë qenë tejet të rëndësishëm, por nuk kanë gëzuar popullaritet dhe respekt sikur disa tjerë të parëndësishëm.
Lorenci i Arabisë (Thomas Edward Lawrence) është shumë i popullarizuar në botë. Ai është popullarizuar kryesisht për shkak të filmit “Lorenci i Arabisë” (Lawrence of Arabia), i cili përndryshe është ndër filmat më të mirë që janë bërë deri sot (së paku 30 libra janë shkruar për të). Lorenci ka qenë arkeolog dhe pasi ishte angazhuar në territorin otoman, shërbimi sekret britanik e rekruton në vitin 1914. Kur filloi Lufta e Parë Botërore, pasi ishte në shërbim, më 1916 dërgohet në Kajro dhe nga aty merr detyrën për t’i bindur arabët që të ngriten kundër pushtetit otoman – kundër të cilit luftonte Britania e Madhe. Ai nuk ka qenë oficeri i vetëm i dërguar te arabët për këtë qëllim. Por, Al Lorenci, siç e quanin arabët, nuk ka bërë tjetër punë të rëndësishme pos kësaj dhe në atë kohë askush nuk e njihte për këtë gjë.

Lorenci me siguri do të mbetej i panjohur dhe ne nuk do të dëgjonim për të sikur të mos ishte gazetari amerikan, Lowell Thomas. Lorenci u popullarizua pas luftës dhe kryesisht për shkak të iniciativës së Thomasit, i cili ka qenë korrespondent i luftës. Më 1919, Thomasi ka mbajtur një turne të ligjëratave nëpër Britani dhe në ShBA duke e lavdëruar Lorencin. Ai kishte fotografi dhe pamje filmike të aktivitetit të tij në Arabi, dhe kjo gjë atëherë ishte interesante. E, brenda një kohë të shkurtër, Lorenci, nga një arkeolog dhe njeri i zakonshëm i shërbimit sekret ushtarak britanik, shndërrohet në hero dhe yll medial me përmasa ndërkombëtare.
Është një personalitet tjetër britanik që ka bërë punë disa herë më shumë se Lorenci. Ai është Aubrey Herbert, i njohur edhe si miku më i mirë që kanë patur shqiptarët dhe të cilit shqiptarët ia ofruan edhe fronin mbretëror. Por, për Herbertin nuk ka film dhe nuk ka më shumë se 5-6 libra që janë shkruar për të, duke i llogaritur edhe ato që ai i ka shkruar vet. Prandaj, Herberti, njeriu meritor, si shumë tjerë, ka mbetur nën hije.
Në zyrën e shërbimit sekret ushtarak britanik në Kajro, Herberti dhe Lorenci kanë punuar bashkë. Madje, ekzistojnë indikacione se Herberti ka qenë epror i Lorencit. Kjo ka arsye pasi që Herberti pos që ishte i shkolluar dhe kishte gradë ushtarake (kolonel), ai ishte edhe aristokrat që d.m.th. kishte lidhje gjithkah në elitën e shoqërisë britanike.

Ekzistojnë dëshmi për një operacion të përbashkët që e kanë kryer Herberti dhe Lorenci së bashku me kolonelin Beach me 29 prill 1916. Komanda ushtarake britanike i ka dërguar këta tre (Herberti me siguri ishte kryesori) në Kut (Irak) që të negocionin me Halil Pashën, komandantin e forcave otomane që e kishin rrethuar garnizonin ushtarak britanik në Basra. Britanikët ishin në gjendje të rëndë dhe para kapitullimit. Në mënyrë që të mos ndodhte kjo, këta tre ia ofrojnë Halil Pashës ryshfet dy milionë funte. Këto para ishin që Halil Pasha të lejonte tërheqjen e 10 mijë ushtarëve të rrethuar britanikë. Por, pasha nuk e pranoi ryshfetin dhe misioni i tyre dështoi kurse garnizoni ra nën otomanët dhe britanikët u zunë robër.
Nuk ka tjetër aktivitet të Lorencit, kurse ato të Herbertit gjatë luftës janë me numër të madh. Në Çanakale (Galipoli) ishte gjithmonë Herberti që i negocionte armëpushimet. Herberti, pasi që ishte turkofil, gëzonte respekt te turqit dhe për këtë arsye britanikët e angazhonin në çdo rast. Madje, Herberti, gjatë luftës (1917), në Zvicër u dërgua në mision për bisedime sekrete me udhëheqësit otomanë.
Nëse librat shkruhen dhe filmat bëhen për meritorët, i pari që do të kishte film dhe libra do të ishte Aubrey Herbert. Aty do t’i shihnim shumicën e personaliteteve shqiptare, në krye me Isa Boletinin, njeriun e tij më të dashur. Herberti ka qenë aq i rëndësishëm sa që pro otomanët e akuzonin se ky së bashku me Kemal Ataturkun po e ziente çorbën e vdekjes anti-otomane e pro-turke, siç shihet në karikaturën e postuar. Por, ja që për njerëzit e rëndësishëm, e që janë edhe meritorë, ka më pak popullaritet e aspak lavd. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?

David Lynch, për bukurinë në errësirë

O GRUA

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit