LAJMI I FUNDIT:

Loredana i jep lamtumirën e fundit babait, publikon fotografi nga varrimi

Loredana i jep lamtumirën e fundit babait, publikon fotografi nga varrimi
Foto: Loredana/Instagram

Rap-artistja e njohur, Loredana Zefi, ditë më parë humbi një nga personat më të rëndësishsëm në jetën e saj.

Babai i saj u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa lajmin për humbjen e tij, ajo dhe bashkëshorti i saj, Mozzik, e bën të ditur përmes rrjeteve sociale.


Të dielën, ata i kanë dhënë edhe lamturmirën  e fundit të ndjerit, në ceremoninë e varrimit që është zhvilluar në Ferizaj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë vet Loredana, ajo e cila ka publikuar një fotografi familjare pas përfundimit të varrimit, në mbishkrimin e së cilës i ka dedikuar disa fjalë të sinqerta babait.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

“Falemindierit baba. Jemi 10, vëllezër e motra, dhe e kemi nënën më të mirë. Ne sot qëndruam tek varri yt për ta dhënë lamtumirën. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë kur është në pyetje familja dhe kjo është ajo që unë do ta bëjë”, kanë qenë fjalët e reperes.

E njëjta ka pranuar ngushëllime të shumta nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)