LAJMI I FUNDIT:

Lopët e sëmura mund të vijnë në Kosovë nga Serbia, Maqedonia… (Video)

Lopët e sëmura mund të vijnë në Kosovë nga Serbia, Maqedonia… (Video)

Politikat ekonomike të Bashkimit Evropian, po shndërrohen në pengesë për luftën ndaj Sëmundjes Gungore të Lëkurës, e cila së fundi është shfaqur mes lopëve në vendet e rajonit, raporton KTV.

Kjo pasi që BE-ja nuk pranon vaksinimin e gjedhëve dhe sidomos jo me vaksina që nuk janë të prodhuara në BE, e vaksina kundër kësaj sëmundje është prodhuar në Afrikë.


Ndonëse tashmë ka një masë ndalese të importit nga Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia, hyrja e lopëve të sëmura prej këtyre vendeve ka shumë gjasë të bëhet nga kontrabanda. Aq më tepër që Kosova nuk i përmbush as për së afërmi nevojat e brendshme për mish gjedhi.

Sipas epidemiologut Shaban Gollopeni, mënyra e përhapjes së kësaj sëmundjeje e bën të vështirë mbrojtjen prej saj.
Zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pohojnë që ky institucion është në kontakt të vazhdueshëm me vendet e rajonit që në rast të ardhjes eventuale të këtyre vaksinave, edhe Kosova të furnizohet me to.

Megjithëse Sëmundja Gungore e Lëkurës nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit, ajo mund të prodhojë efekte të gjera në një vend, pasi që klasifikohet si sëmundje socio-ekonomike.

DURIMI_VAKSINIMI I LOPEVE 14_06 from Koha.net on Vimeo.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori