LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që gjatë verës iu skadon kontrata

Lojtarët që gjatë verës iu skadon kontrata

Me mbylljen e tregut të transferimeve të janarit, shumë skuadra mund të projektojnë goditjet për verën e ardhshme, kjo edhe për faktin se nga tani e tutje mund të firmosin me emra të rëndësishëm që janë në skadencë kontrate dhe mund të afrohen me parametër zero.

Nga Zlatan Ibrahimovic te Yaya Toure e Fernando Torres, për të vijuar me Daniele De Rossin, Jesus Navas e Santi Cazorlan.


Të gjithë këta lojtarë, por edhe shumë të tjerë janë të lirë të zgjedhin se ku do ta vazhdojnë karrierën, sepse u lejohet nga FIFA që në këto gjashtë muaj të zgjedhin klubet e tyre të ardhshme. Emri me më shumë peshë në këtë listë është ai i Ibrahimovic, por vështirë se sulmuesi suedez do të largohet nga Manchester United, pasi Ibra po bisedon me drejtuesit e Djajve të Kuq dhe është shumë pranë rinovimit edhe për dy vite të tjera me klubin nga Old Trafford.

Yaya Toure është një tjetër lojtar që është në skadencë kontrate dhe mbetet për tu parë se ku do ta vijojë karrierën shtatlarti nga Bregu i Fildishtë.

Aktualisht është 35-vjeç por Xabi Alonso, mbetet gjithmonë një emër sugjestionues dhe gjasat janë që ai të mos rinovojë më me Bayernin kështu që është një opsion i mirë në merkato për çdo skuadër, ashtu si edhe Fernando Torres i cili në qershor do ti japë lamtumirën Atleticos së Madridit për ta vazhduar karrierën diku gjetkë.

Daniele De Rossi, mesfushori i kombëtares italiane me shumë gjasa do të largohet nga Roma pasi klubi verdhekuq nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës dhe që nga ky moment klubet e Major League Soccer mund të lëvizin për të.

Jesus Navas është një tjetër lojtar që mund ty hyjë në punë shumë klubeve, ashtu si dy lojtarë të tjerë të Manchester Cityit si Pablo Zabaleta dhe Gael Clichy që gjithashtu janë në skadencë kontrate.

Ibrahim Afellay, Alessio Cerci dhe dyshja e Schalke 04, Choupo Moting dhe Klaas Jan Huntelaar, bëjnë gjithashtu pjesë në këtë listë dhe duke qenë se mund të afrohen me kosto zero, shumë klube kanë nisur të shfaqin interes për ta. /TopChannel/