Lojtarët e Afrikës së Jugut bëhen hit para ndeshjes hapëse të Botërorit 2026


Kupa e Botës 2026 nis zyrtarisht këtë të enjte me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, por para fillimit të takimit vëmendjen e tifozëve e kanë rrëmbyer futbollistët afrikanë.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila është bërë virale brenda pak orësh, tregon momentin e mbërritjes së lojtarëve të Afrikës së Jugut në Mexico City Stadium, ku po zhvillohet ceremonia e hapjes dhe ndeshja e parë e turneut.
Në pamje shihet një skuadër plot energji dhe humor, me lojtarët që këndojnë dhe kërcejnë gjatë hyrjes në stadium. Atmosfera e krijuar ka fituar simpatinë e tifozëve në mbarë botën, të cilët kanë vlerësuar pozitivitetin dhe vetëbesimin e ekipit afrikan.
Ronwen Williams leads South Africa in song and dance ahead of their 2026 FIFA World Cup opener against Mexico 🇿🇦🎶 pic.twitter.com/LquYZGF2Km
— ESPN Africa (@ESPNAfrica) June 11, 2026
Ndryshe nga pritshmëritë për tension dhe nervozizëm para një ngjarjeje kaq të madhe, futbollistët e Afrikës së Jugut u shfaqën të qetë dhe të relaksuar, duke treguar se janë gati të shijojnë momentin në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Interesant është fakti se përballja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut rikthen kujtimet e Botërorit 2010, kur këto dy kombëtare u ndeshën po në takimin hapës të turneut.
Atëherë ndeshja e zhvilluar në Johanesburg përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa kësaj radhe rolin e vendit organizator e ka Meksika.
🚨JUST IN: South Africa has arrived for their opening World Cup match against Mexico pic.twitter.com/ewaLPSrvsM
— Polymarket Sports (@PolymarketSport) June 11, 2026
Ndeshja zhvillohet në kuadër të Grupit A, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Republika Çeke dhe Koreja e Jugut, që do të përballen më vonë në ndeshjen tjetër të grupit. /Telegrafi/




































