LAJMI I FUNDIT:

Llullaku nënshkruan me Virtus Entellan

Llullaku nënshkruan me Virtus Entellan

Asdren Llullaku është lojtar i ri i Virtus Entellas, skuadër kjo nga Serie B.

Sulmuesi i rrezikshëm i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar kontratën që e lidhë atë me klubin italian deri në fund të sezonit.


Llullaku do ta ketë bashkëlojtar yllin tjetër të kombëtares, Naser Alijin.

Klubi mban opsionin e rinovimit të kontratës me sulmuesin shqiptar i cili do ta ketë numrin 18 te klubi i tij i ri.

Llullaku është formuar si futbollist në kategoritë e reja italiane, por problemet me dokumentacion bënë që ai të mos kalojë në nivelet e larta.

Ai për pesë vjet luajti në Rumani te Gaz Metani, ku edhe arriti të tërheqë vëmendjen.

Llullaku është e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare. /Korneri/Telegrafi/