LAJMI I FUNDIT:

Llukarevska: Rreth 5.000 punëdhënës nuk kanë paguar pagat në gusht

Llukarevska: Rreth 5.000 punëdhënës nuk kanë paguar pagat në gusht

Pothuaj 5.000 punëdhënës nuk i kanë paguar punëtorët e tyre për muajin gusht, ndërsa i njëjti numër i punëdhënësve nuk kanë dorëzuar fare llogaritë për të paguar pagat për më shumë se 10.000 punëtorë, njoftoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska në Tekstiliadën e 6-të në Shtip.

“Përsëri ne luftojmë me të njëjtat fenomene. Mendoj se me një mekanizëm të suksesshëm kontrolli, do të mund t’i tejkalojmë këto dukuri”, deklaroi Llukarevska.


Ajo vërejti se këto nmra janë të ngjashme çdo muaj, por, siç tha, shteti dhe institucionet duhet të luftojnë, sepse pagesa e pagës është e drejtë e njeriut.

E pyetur se si është e mundur që përmes sistemit DAP paga më të ulëta se paga minimale të kalojnë, Llukarevska me përgjigje se kjo është zgjidhje famëkeqe ligjore.

“Është një zgjidhje e keqe ligjore, për të cilën ne kemi paraqitur iniciativë disa herë që të mos ndodhin parregullsi të tilla. Njerëzit në një nivel më të lartë duhet ta rishikojnë pak dhe ta dërgojnë të kalojë në procedurë parlamentare, në mënyrë që të mos bëhet pagesa e pagave me një, pesë denarë dhe bëhen korrigjime të vazhdueshme”, theksoi Lukarevska.

Ajo theksoi se kompanitë në vend janë të disiplinuara nga ana fiskale dhe i paguajnë taksat shtetit. Të dhënat e fundit, theksoi ajo, tregojnë se mbledhja e taksave është mbi planin e DAP-it.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori