LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Do të hapen mijëra vende pune në sektorin minerar

Lluka: Do të hapen mijëra vende pune në sektorin minerar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se janë duke intensifikuar përpjekjet për zhvillim të sektorit minerar në Kosovë, përfshirë zhvillimin e Trepçës, që do të thotë që në vitet në vijim, do të hapen mijëra vende pune në këta sektorë.

Sipas tij, është shumë më rëndësi që mos të vij momenti kur importojmë fuqi punëtore me këto shkathtësi.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se së shpejti do të dal me disa hapa konkret për të rritur interesimin e të rinjve që të ndjekin këto trajnime dhe të certifikohen.

Postimi i plotë i ministrit Lluka

Javën që shkoj, isha për vizitë në Qendrën e Trajnimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Kjo vizitë ishte sa dëshpëruese, aq edhe inkurajuese.

Dëshpëruese për faktin se kjo qendër është e pajisur jashtëzakonisht mirë, me teknologji moderne dhe me trajner me përvojë dhe certifikime ndërkombëtare, mirëpo nuk shfrytëzohen aspak kapacitetet trajnuese pasi që edhe nuk ka interesim të mjaftueshëm.

Inkurajuese për faktin se ka potencial fantastik për të prodhuar ekspertë të certifikuar, të njohur ndërkombëtarisht në fusha të ndryshme për industritë e energjisë, përpunimit të metalit dhe minierave.

Në fillim të këtij viti, kemi aprovuar strategjinë për energji që parasheh investime rreth 3 miliardë euro, përfshirë ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re. Gjithashtu jemi duke intensifikuar përpjekjet për zhvillim të sektorit minerar në Kosovë, përfshirë zhvillimin e Trepçës. Kjo do të thotë që në vitet në vijim, do të hapen mijëra vende pune në këta sektorë dhe është shumë më rëndësi që mos të vij momenti kur importojmë fuqi punëtore me këto shkathtësi.

Së shpejti do të dal me disa hapa konkret për të rritur interesimin e të rinjve që të ndjekin këto trajnime dhe të certifikohen. Disa nga format do të jenë promovimi më i mirë dhe mbulimi i shpenzimeve të trajnimit/certifikimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori