LAJMI I FUNDIT:

Llorente rikthehet në radarin e Interit

Llorente rikthehet në radarin e Interit
Fernando Llorente (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Fernando Llorente thuhet se është shfaqur në radarin e Antonio Conte te Interi, me sulmuesin spanjoll që mund të largohet nga Napoli.

Gennaro Gattuso u emërua trajner i ri i Napoli dje dhe sipas gazetës Tuttosport, Llorente pritet t’i ketë ditët e numëruara në San Paolo.


Sipas gazetës italiane, 34-vjeçari mund të kërkoj klubi të ri qysh në muajin tjetër, duke paralajmëruar trajnerin e Interit për nënshkrimin e tij.

Të dy kanë punuar së bashku te Juventusi gjatë kohës së Contes si trajner në Torino, dhe mediumi thekson se ai po vëzhgon situatën e spanjollit.

Llorente dhe Conte gjatë kohës së tyre te Juventusi

Interi është në kërkim të një sulmuesi të ri për të hequr presionin e Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit, me Alexis Sanchez të dëmtuar dhe që nuk pritet të kthehet deri në mes të janarit.

Llorente ka filluar vetëm tre ndeshje në Serie A këtë sezon, megjithëse ai ka shënuar tre gola në 13 paraqitjet e tij për Napolin.

Ai gjithashtu ka shënuar një herë në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar Napolin të sigurojë një vend në 1/16-tën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori