LAJMI I FUNDIT:

Llogaria në Twitter e një shkolle fillore, pëlqeu imazhin e modeles gjysmë të zhveshur (Foto, +16)

Llogaria në Twitter e një shkolle fillore, pëlqeu imazhin e modeles gjysmë të zhveshur (Foto, +16)

Zyrtarët arsimor në Pertshire të Anglisë, kërkuan falje pasi llogaria e një shkolle fillore, pëlqeu imazhin e modeles gjysmë të zhveshur. Në të njëjtën kohë, fotografia doli në mesin e njoftimeve shkollore.

Prindërit e nxënësve u mllefosën, pasi fëmijët e tyre patën mundësi të shohin një femër me të pasmet e zbuluara, teksa qëndronte në një pozitë provokuese, transmeton Telegrafi.


Madje, kjo ndodhi në një kohe kur atyre iu ishte kërkuar ta shfrytëzojnë këtë rrjet social, për t’ju dhënë detyra, sepse shkolla ishte mbyllur shkaku i borës së dendur.

Fotografia e pëlqyer nga llogaria e shkollës

‘Cicërima’ është përhapur më pas nga nxënësit, ndërsa dy prindër kanë bërë ankesa me shkrim. Kur filloi mësimi, kjo fotografi ishte printuar dhe u gjet e ngjitur në tualete.

“Ka mundësi që llogaria është hakuar, ose është ndonjë gabim pa dashje. Por, jemi njerëz dhe gjithçka mund të ndodhë”, ishte reagimi i zyrtarëve arsimor. Ngjarja është duke u hetuar, ndërsa është kërkuar falje dhe u kërkua që askush të mos ndihet i ofenduar. /Telegrafi/