LAJMI I FUNDIT:

“Llogaria ime është hakuar”, Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

“Llogaria ime është hakuar”, Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

Katie Price ka fshirë një postim që konfirmonte ndarjen nga i fejuari i saj, Carl Woods, duke pretenduar se llogaria e saj ishte hakuar dhe se ajo është ende në një lidhje me të.

Ish-modelja magjepsëse, 44 vjeçe, ia kishte dhënë lajmin e ndarjes një fansi përmes një komenti dhe tashmë të fshirë në TikTok, duke u përgjigjur ‘jo’ kur një fans e pyeti nëse ajo ishte ende me Carl, 33 vjeç.


Megjithatë, Katie më vonë postoi: ”Llogaria ime u hakua! Dua të konfirmoj se jam ende me të fejuarin tim Carl Woods”.

Foto: Instagram

Komenti vjen pak ditë pasi partneri i saj bëri disa postime në Instagram ku tha se nuk ishin ndarë dhe që ai ishte ‘djali më i mirë që ka pasur ndonjëherë’.

Thashethemet për ndarjen u bënë pasi nëna e pesë fëmijëve njoftoi publikisht se romanca e tyre kishte mbaruar.

Katie Price nuk ia kthen unazën afro 60 mijë euroshe ish-të fejuarit Carl Wood pas ndarjes
Lexo po ashtu Katie Price nuk ia kthen unazën afro 60 mijë euroshe ish-të fejuarit Carl Wood pas ndarjes

Katie fillimisht ndezi thashethemet e ndarjes kur u fotografua pa unazën e saj të fejesës në një foto familjare ku Carl mungonte.

Carl Woods (Foto: Instagram)

Më pas u pretendua se ajo u ka thënë njerëzve se është beqare, teksa kjo bëri që të largohej për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

Për ndarjen e supozuar me Woods, Katie u tha se refuzoi që t’ia jepte unazën e fejesës, që kishte vlerën e 59 mijë eurove.

Katie konfirmon se nuk u nda nga i fejuari

“Ajo ka paguar shumë pushime gjatë lidhjes dhe dëshiron të varet në unazë ashtu si të gjitha unazat e saj të vjetra të fejesës”.

“Ajo do të bëjë diçka tjetër në vlerë 50 mijë funte edhe pse kjo nuk është ajo që ka paguar Carl”, theksoi burimi. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Twitter

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina

"Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai", reagon Kejvina Kthella

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori