Llapi dhe Prishtina e Re kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të prishtinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje nga dy humbje dhe një barazim, kështu që synon t’i kthehet fitores për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës vjen nga një barazim dhe një humbje, por gjithashtu synon tri pikë për të mbetur në garë për pozitën e barazhit apo mbijetesë, pasi një humbje thuajse do t’ia pamundësonte qëndrimin në ligë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; Idrizi, Aliu, Rama, Blakçori; Musolli, Ramadani; H.Hyseni, Hasani, Sadriu; M.Hyseni;

Prishtina e Re: Smakiqi; Zekolli, Morina, Prenci, Trajkovski; Doukoure, Mekic; Kadriu, Gomes, Vedji; Kargbo

/Telegrafi/

telegrafi sport app