LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli vazhdon të monitorojë yllin e Portos, Luis Diaz

Liverpooli vazhdon të monitorojë yllin e Portos, Luis Diaz

Klubi i madh anglez, Liverpooli po vazhdon të vlerësojë yllin e Portos, Luis Diaz, për një transferim gjatë afatit kalimtar dimëror apo atij të verës.

Reds po shikojnë të rifreskojnë vijën e sulmit, duke marrë parasysh faktin se yjet kryesorë Mohamed Salah dhe Sadio Mane po i afrohen të 30-ave.


Sipas mediumit FourFourTwo, anësori sulmuesi brazilian është një objektiv serioz për menaxherin e Reds, Jurgen Klopp.

Man Utd i bashkohet garës për transferimin e sensacionit Luis Diaz
Lexo po ashtu Man Utd i bashkohet garës për transferimin e sensacionit Luis Diaz

Megjithatë, burimi sugjeron se çdo lëvizje për Diaz nuk do të jetë e lehtë, pasi 24-vjeçari kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Liverpooli mund të kërkojë ta nënshkruajë atë në janar, duke pasur parasysh se Salah dhe Mane mungojnë një muaj shkaku i angazhimit në Kupën e Kombeve Afrikane.

Një marrëveshje e verës duket më e mundshme, duke pasur parasysh se Manchester United, Bayern Munich dhe klube të tjera të mëdha gjithashtu duan të nënshkruajnë me Diaz. /Telegrafi/