LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli do ta lejojë largimin e Shaqirit në verë për 30 milionë euro

Liverpooli do ta lejojë largimin e Shaqirit në verë për 30 milionë euro
Xherdan Shaqiri (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës, pasi klubi i ka refuzuar dy oferta për huazimin e tij në janar.

Sevilla dhe Roma i kishin kërkuar shërbimet e mesfushorit shqiptar këtë muaj, duke dashur ta huazonin deri në verë.


Liverpooli ka refuzuar ofertat e Romës dhe Sevillas për Shaqirin
Lexo po ashtu Liverpooli ka refuzuar ofertat e Romës dhe Sevillas për Shaqirin

Mirëpo, Redsat i kanë refuzuar ato duke dashur ta mbajnë Shaqirin në skuadër deri në fund të sezonit, në mënyrë që të mos rrezikojnë asgjë në rrugëtimin e tyre drejt titullit.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, sipas The Mirror, 28-vjeçari do të mund të largohet përgjithmonë në afatin kalimtar veror për afro 30 milionë euro, duke qenë se Liverpooli e ka transferuar japonezin Takumi Minamino.

Futbollisti që e përfaqëson Zvicrën nuk bën pjesë më në planet e Jurgen Klopp, ndërsa është aktivizuar vetëm në dhjetë ndeshje këtë sezon, edhe atë me minutazh shumë të vogël. /Telegrafi/