LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po tenton transferimin e Ismaila Sarr, gati një ofertë të majme në drejtim të Watfordit

Liverpooli po tenton transferimin e Ismaila Sarr, gati një ofertë të majme në drejtim të Watfordit

Ismaila Sarr vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Reklama

Tekniku gjerman e ka kërkuar sulmuesin anglez edhe verën e kaluar, por edhe në afatin kalimtar dimëror.

Sarr e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, ku shënoi gol ndaj Aston Villës në fitoren e Watfordit 3-2.

The Reds do të largojnë nga skuadra sulmues si Xherdan Shaqiri, Takumi Minamino e Divock Origi dhe duan të forcohen me Sarr.

Mediat në Ishull kanë raportuar se The Reds kanë gati një ofertë prej 40 milionë funteve për transferimin e senegalezit në Anfield.

Vet sulmuesi këmbëshpejtë ka dhënë dritën e gjelbër për tu bashkuar me bashkëkombësin e tij Sadio Manen në Liverpool, por tani mbetet në dorë të Watfordit nëse do të pranojë ofertën ose jo.

Gjithsesi vlen të theksohet se në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat londineze, West Ham United e Tottenham Hotspur.

23-vjeçari është bashkuar me Watfordin në vitin 2019 nga Rennes për 30 milionë euro, derisa ka zhvilluar 71 ndeshje me klubin anglez ku ka shënuar 20 gola e ka asistuar në 16 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare

La Liga
Harry Kane ka refuzuar Bayern Munichin, por dy gjigantë evropianë mbeten në garë

Harry Kane ka refuzuar Bayern Munichin, por dy gjigantë evropianë mbeten në garë

Premier League
Ëndrra e Jurgen Klopp: Ky pritet të jetë formacioni startues i Liverpoolit me katër nënshkrime të reja

Ëndrra e Jurgen Klopp: Ky pritet të jetë formacioni startues i Liverpoolit me katër nënshkrime të reja

Premier League
“Galtier u shpreh jo shumë saktë” - PSG korrigjon trajnerin në lidhje me deklaratën për Leo Messin

“Galtier u shpreh jo shumë saktë” - PSG korrigjon trajnerin në lidhje me deklaratën për Leo Messin

Ligat tjera
Drita ndryshon tërësisht për sezonin e ri: Largime të shumta, oferta nga Evropa për yjet e skuadrës dhe afrimet e mundshme në verë

Drita ndryshon tërësisht për sezonin e ri: Largime të shumta, oferta nga Evropa për yjet e skuadrës dhe afrimet e mundshme në verë

Lavdim Pireva
Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori