Liverpooli ka nënshkruar kontratë me Niken për ta veshur klubin e kuq, ndërsa vlera për një vit flitet të jetë 80 milionë funte (94 milionë euro).

Marrëveshja e klubit të Ligës Premier me gjigantin e veshmbathjeve do të futet në fuqi nga 1 qershori.

Kjo kontratë klubin anglez e vë në vendin e parë sa i përket rivalëve vendor, duke i lënë pas Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Chelsea me përfitime.

CurtisJones 2 e1578314049902 (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpool aktualisht është në vendin e tretë, duke mbetur pas vetëm Real Madridit dhe Barcelonës.  Me 80 milionë funte, Liverpool e lë pas Unitedin që ka kontratë për 10 vite me vlerë 75 milionë funte në vit (88 milionë euro).

Manchester City ka marrëveshje me Puman, që zgjatë deri në vitin 2029, me vlerë 65 milionë funte (76 milionë euro).  Chelsea dhe Arsenal kanë fitim nga 60 milionë funte në sezon.

Real Madridi janë në vendin e parë me një kontratë të majme me Adidas, ku fitojnë 110 milionë funte (129.5 milionë euro) në sezon. Barcelona pas tyre vijnë me kontratën e tyre me Nike, ku për një vit fitojnë 100 milionë funte (117 milionë euro).

GettyImages 1195455635 Luis Suarez e Casemiro (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Adidas po ashtu ka kontratë edhe me klube si Juventus dhe Bayern Munich, që gjinden në top 10.


Real Madrid (Adidas)                    129.5 milionë euro në vit

GarethBaleReal Madrir 1

Barcelona     (Nike)                         117 milionë euro në vit

GettyImages 1194729080

Liverpool      (Nike)                         94 milionë euro në vit

CurtisJones 1

Manchester United (Adidas)       88 milionë euro në vit

paulpogba e1577833013391

Manchester City (Puma)              76 milionë euro në vit

GettyImages 1196537543

Arsenal  (Adidas)                            70 milionë euro në vit

GettyImages 1197005293

Chelsea (Nike)                                 70 milionë euro në vit

Willian vs Tottenham

Juventus (Adidas)                           54 milionë euro në vit

GettyImages 1184607866

Bayern Munich (Adidas)              50 milionë euro në vit

RobertLewandi 1 e1572994027385

Tottenham  (Nike)                          35 milionë euro në vit

christian eriksen tottenham 2019 20 vltmzjg42sro1b6qy22qn20pt


/Telegrafi/
telegrafi sport app