Mbrëmjen e 2 Prillit, Mektrin Kosova, përfaqësuesi zyrtar i Land Rover në Kosovë, organizoi një event ekskluziv nën titullin “Range Rover -Experience Modern Luxury”, duke sjellë një përvojë unike që ndërthur elegancën, inovacionin dhe luksin modern. Eventi u mbajt në ambientet prestigjioze të restorantit fine dining Thana & Redon në Prishtinë.

Ky organizim i veçantë mblodhi klientë ekzistues të Range Rover, si dhe ndërmarrës dhe liderë të shquar nga fusha të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të rafinuar për networking dhe përjetimin e vlerave që përfaqëson marka ikonike britanike


Në qendër të mbrëmjes ishte një darkë me shtatë pjata, eksperiencë kulinare e konceptuar dhe e realizuar nga Chef Florina Skeja. Menuja u krijua si një rrugëtim përmes shqisave të shijes, ku çdo pjatë përfaqësonte harmoninë mes kreativitetit, elegancës dhe përkushtimit ndaj detajeve, vlera që reflektojnë natyrshëm filozofinë e Range Rover. Secila pjatë u përgatit me përbërës autentikë shqiptarë, sipas konceptit farm to table, duke përdorur produkte të freskëta dhe cilësore nga Kosova dhe Shqipëria.

Ambienti elegant i restorantit Thana & Redon dhe hapësira e kuruar në çdo detaj krijuan atmosferën ideale për të shijuar gatimin dhe shoqërinë e të ftuarve.




Përmes këtij eventi, Range Rover theksoi edhe një herë përkushtimin ndaj klientit, duke vendosur në qendër eksperiencat e Modern Luxury. Mbrëmja shërbeu si një dëshmi e qartë se marka nuk ofron vetëm automjete të klasit botëror, por krijon përvoja të paharrueshme që mishërojnë sofistikimin dhe prestigjin.

Ky aktivitet përforcon misionin e Mektrin Kosova për të sjellë standardet më të larta të industrisë automobilistike në tregun kosovar, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe duke ofruar shërbime të denja për një markë luxury si Land Rover.


Eventi “Range Rover – Experience Modern Luxury” ishte një manifestim i qartë i elegancës dhe inovacionit, duke reflektuar në mënyrë perfekte ADN-në e Range Rover si simbol global i luksit modern dhe performancës së pakrahasueshme. Për të parë videon e eventit mund të klikoni këtë link