LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nga epërsia 3-0 merr vetëm barazim, kualifikimi vendoset në xhiron e fundit (Video)

Liverpooli nga epërsia 3-0 merr vetëm barazim, kualifikimi vendoset në xhiron e fundit (Video)
SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 21: Roberto Firmino of Liverpool FC celebrates after scoring his team's third goal during the UEFA Champions League group E match between Sevilla FC and Liverpool FC at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on November 21, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Liverpooli nuk ka arritur ta mbajë epërsinë prej 3-0, duke barazuar në fund ndaj Sevillas me rezultat 3-3.

Skuadra e Jurgen Klopp është treguar shumë e fortë që në fillim të ndeshjes.


Gjithcka nisi me një gol të shënuar nga Firmino që në minutë e dytë pas një asistimi të Wijnaldum.

Në minutën e 22-të është ngritur epërsia me golin e Mane që ishte pothuajse  i njëjtë me të parin.

Sadio Mane dhe Firmino duke festuar njërën nga golat /Getty Images)

Të Kuqtë nuk u ndalën me kaq dhe Firmino gjeti golin e dytë personal për ta quar rezultat në 3-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadra e Liverpoolit e hoqi këmbën nga gazi duke lënë hapësira në mbrojtje.

Guido Pizarro dhe Philippe Coutinho /Getty Images)

Sulmues që ka shpërthyer këtë edicion Ben Yedder, shënoi për herë të parë në minutën e 51-të.

Nuk vonoi shumë dhe Ben Yedder shënoi edhe golin e dytë për ta hapur përsëri sfidën.

Pas golit Sevilla rrezikoi edhe një herë, por që nuk kishte fat.

Guido Pizarro ka shënuar në fund të ndeshjes duke i dhënë një barazim me vlera Sevillas.

Pas kësaj fitoreje anglezët janë lider me 9 pikë, një më shumë se Sevilla që janë të dytit. /Telegrafi/