LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fillon epokën me Niken – tifozët i pëlqejnë shumë fanellat e reja

Liverpooli fillon epokën me Niken – tifozët i pëlqejnë shumë fanellat e reja

Liverpooli e ka zbuluar fanellat për edicionin 2020/21, derisa janë pritur shumë mirë nga tifozët e tyre.

The Reds arritën të shpalleshin kampion të Ligës Premier në këtë sezon, pas më shumë se 30 vitesh pritjeje.


Tashmë edhe zyrtarisht Nike do të jetë e vendosur në fanellat e tyre, të cila janë me ngjyrë të kuqe dhe me një pjesë të vogël e ngjyrës së bardhë.

Skuadra angleze e kishte sponsor të fanellave New Balancen, mirëpo nga edicioni i ri do të jenë me markën e njohur botërore.

Tifozët e Liverpoolit janë të kënaqur me dizajnin e fanellave që ka bërë Nike, derisa janë zbuluar edhe fanella e dytë dhe ajo e portierit. /Telegrafi/