Liverpooli arrin marrëveshje për transferimin e parë të verës

Liverpooli raportohet se ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e parë të afatit veror të transferimeve.
“Të Kuqtë” e presin Brentfordin në “Anfield” të dielën, në ndeshjen e fundit të sezonit 2025/26 në Ligën Premier. Një pikë do t’i garantonte skuadrës së Arne Slot kualifikimin për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Aktualisht Liverpooli ndodhet në vendin e pestë, por do ta kalojë Aston Villan nëse fiton, ndërsa Villa humb në transfertë ndaj Manchester Cityt.
Ndërkohë, puna për objektivat kryesore në afatin kalimtar ka nisur dhe një marrëveshje thuhet se është mbyllur tashmë.
Sipas gazetarit Pipe Sierra, Liverpooli ka arritur marrëveshje për ta transferuar mesfushorin Samuel Martinez nga klubi kolumbian Atletico Nacional.
Liverpool have agreed a deal with Atletico National for 17 year old attacking midfielder, Samuel Martinez 🇨🇴
He’ll join the club next year when he turns 18. pic.twitter.com/6uh0NquZ8l
— anfield social (@anfieldsociaI) May 22, 2026
Marrëveshja thuhet se kap vlerën rreth 880 mijë euro.
Reprezentuesi i të rinjve të Kolumbisë, i cili luan si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në role më të tërhequra, ishte lidhur me disa gjigantë evropianë, përfshirë Arsenalin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.
Megjithatë, Sierra raporton se Liverpooli ka arritur ta mposhtë konkurrencën, përfshirë interesimin e Dortmundit, për ta siguruar 17-vjeçarin.
Po ashtu, thuhet se klubi anglez është pranë marrëveshjes përfundimtare që do të bënte që kolumbiani t’i bashkohet Liverpoolit në vitin 2027, në përputhje me rregullat e FIFA-s për transferimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare./Telegrafi/









































