Këta janë tre emrat që Real Madridi po i shqyrton si pasardhës të Carvajal

Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, nënkampionët e Spanjës, Real Madridi, kanë tri opsione për të zëvendësuar kapitenin në largim Dani Carvajal në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Disa të dhëna çojnë drejt Ligës Premier, ku trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Jose Mourinho, ka kaluar shumë vite duke punuar.
Sipas Sport, një kandidat është Diogo Dalot i Manchester United. Thuhet se Mourinho është i interesuar ta sjellë në Madrid bashkatdhetarin e tij portugez.
Dyshja kanë punuar edhe më parë së bashku te “Djajtë e Kuq”në verën e vitit 2018, Dalot iu bashkua United nga Porto për 22 milionë euro. Më pas Mourinho e drejtoi atë për gjashtë muaj.

Dalot, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë, ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028. 27-vjeçari ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, duke zhvilluar 36 paraqitje në të gjitha garat (një gol, tri asistime).
Opsioni i dytë nga elita angleze, sipas AS, është Pedro Porro i Tottenhamit. Megjithatë, 26-vjeçari konsiderohet shumë i shtrenjtë.
Ashtu si Dalot, edhe Porro është nën kontratë deri në vitin 2028. Tottenham, që ende është i përfshirë në një betejë për mbijetesë në Ligën Premier, pagoi 40 milionë euro për ta marrë atë nga Sporting Lisbona në vitin 2023.
Ndërkaq, opsioni i tretë do të ishte dukshëm më i lirë për Realin - të mbështetet te lojtarët e akademisë.
Me dy lojtarët e rinj, Jesus Fortea (19) dhe David Jimenez (22), Reali ka dy talentë premtues që mund ta mbulojnë këtë pozicion pas mbrojtësit të parë të djathtë, Trent Alexander-Arnold./Telegrafi/










































