Liverpool është nikoqir i Manchester Cityt në derbin e xhiros së 23-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Kampioni në fuqi ka mbetur mbrapa shtatë pikë nga City që është lider, por që ekipi i Pep Guardiolës ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.


The Reds kanë rastin e fundit që të mbetën në garë për titullin, pasi vetëm fitorja ata do t'i mbante afër Cityt që po kalon nëpër një formë fantastike.

skysports liverpool man city 5261549

Në pesë ndeshjet e fundit Liverpool ka marrë dy fitore, një barazim dhe ka pësuar dy humbje, derisa Man City është duke kaluar formë të jashtëzakonshme, ku në pesë duelet e fundit ka të gjitha fitore.

Jurgen Klopp pritet të luaj me formacionin 4-3-3, ku nga minuta e parë do të aktivizohet transferimi i ri Ozan Kabak, derisa treshja sulmuese do të jetë Mane-Salah-Firmino.

Edhe Pep Guardiola pritet t'i qëndrojë besnik formacionin 4-3-3, me Foden, Sterling e Jesus në sulm.

Formacionet e mundshme:

AkJzK14rLdtYEKlKv3Zc

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Thiago; Salah, Mane, Firmino

5o5rh6QwhA157CtBC8jX

Man City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Sterling, Jesus, Foden /Telegrafi/

telegrafi sport app