LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë në veri: Veprime të tilla profesionale do ta kenë gjithmonë mbështetjen tonë

Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë në veri: Veprime të tilla profesionale do ta kenë gjithmonë mbështetjen tonë

Lista Serbe ka bërë një reagim lidhur me aksionin e sotëm policor në veri.

Si rrallë herë, ky subjekt politike ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës.


”Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë nga Rajoni-Veri, i cili u zhvillua sot me qëllim të luftimit të krimit në fushën e narkotikëve, i cili në radhë të parë i mbron rininë dhe fëmijët tanë nga kjo murtajë që shkatërron çdo shoqëri”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe ka thënë se me këtë aksion u tregua se edhe punonjësit e policisë që i përkasin rajonit të veriut kanë kapacitete për të luftuar krimin.

Aksioni në veri: Zyrtarët e policisë dhe doganës janë gjuajtur me armë zjarri, u zbulua laboratori ku kultivohej kanabis
Lexo po ashtu Aksioni në veri: Zyrtarët e policisë dhe doganës janë gjuajtur me armë zjarri, u zbulua laboratori ku kultivohej kanabis

“Ky veprim tregoi se punonjësit e policisë së Qarkut-Veri kanë aftësinë dhe kapacitetin për tëaksioni kund kundërshtuar krimin. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë se në emër të Listës Serbe dhe popullit tonë dënojmë veprime të tilla kriminale të individëve”.

Lista Serbe thotë se aksione të tilla ku policia kryen veprime profesionale do t’i mbështetë gjithmonë.

“Ne i japim mbështetje të plotë policisë së Rajonit-Veri që të vazhdojë me veprime të tilla dhe të mos lejojë individë që me aktivitetet e tyre kriminale të kriminalizojnë gjithë veriun, ku jetojnë njerëz dhe mikpritës të ndershëm. Duam të bëjmë të qartë se sa herë që policia kryen veprime profesionale si kjo, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori