LAJMI I FUNDIT:

Lista e golashënuesve në Superligë: John i pari, Daku e ndjek nga pas

Lista e golashënuesve në Superligë: John i pari, Daku e ndjek nga pas

Java e parafundit ishte spektakolare në elitën e futbollit kosovar.

Lufta për titull të kampionit do të vendoset në ndeshjen e fundit ashtu si për njërën pozitë të barazhit.


Por ‘luftë’ do të ketë edhe për golashënuesin më të mirë në Kosovë.

Sulmuesi nigerian, Oto John shënoi një gol ndaj Dritës për të shkuar në kuotën e 16 golave në këtë edicion.

John nuk do ta ketë të lehtë ta mbrojë trofeun e golashënuesit më të mirë të vitit.

Vetëm një gol pas nigerianit është talenti më i madh në futbollin kosovar Mirlind Daku që ka realizuar 15 gola.

Me 14 gola në pozitën e tretë ndodhet Kastriot Rexha i Dritës.

Por duket se në javën e fundit John dhe Daku do të tentojnë të shënojnë sa më shumë.

89-shi do të përballet me një kundërshtar të lehtë siç është Vllaznia e Pozhoranit dhe për John kjo është një mundësi e mirë për të shënuar gola.

As Daku nuk pritet të ketë problem shënimin e golave në ndeshjen e fundit pasi Llapi i tij luan tek Besa që ka rënë nga elita e futbollit tonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori