LAJMI I FUNDIT:

Lista me disa nga funksionet e serotoninës në organizëm

Lista me disa nga funksionet e serotoninës në organizëm
(Foto: Pexels)

Serotonina luan disa role, duke përfshirë ndikimin në të mësuarit, kujtesën, lumturinë si dhe rregullimin e temperaturës së trupit, gjumit, sjelljes seksuale dhe urisë.

Mungesa e serotoninës së mjaftueshme mendohet se luan një rol në depresion, ankth, mani dhe gjendje tjera shëndetësore.


Në vijim është lista me disa nga funksionet e serotoninës në organizëm:

Të ndihesh mirë

Serotonina rregullon disponimin në tru. Shpesh quhet kimikati natyral i trupit për t’u ndier mirë. Kur serotonina është në nivele normale, ju ndiheni më të përqendruar, emocionalisht më të qëndrueshëm, më të lumtur dhe më të qetë.

Nivelet e ulëta të serotoninës lidhen me depresionin. Shumë medikamente të përdorura për të trajtuar ankthin, depresionin dhe çrregullimet e tjera të humorit, shpesh synojnë mënyra për të rritur nivelin e serotoninës në organizëm – shkruan Cleveland Clinic.

Trakti gastrointestinal

Pjesa më e madhe e serotoninës gjendet në traktin gastrointestinal, ku ndihmon në kontrollin e funksionit të zorrëve dhe luan një rol në mbrojtjen e zorrëve.

Zorrët mund ta rritin lirimin e serotoninës për të shpejtuar tretjen për të çliruar trupin nga ushqimet irrituese ose produktet toksike. Serotonina gjithashtu luan një rol në reduktimin e oreksit gjatë ngrënies.

Nga disponimi te shëndeti i kockave – roli i serotoninës në organizëm
Lexo po ashtu Nga disponimi te shëndeti i kockave – roli i serotoninës në organizëm

Të përzierat

Nauzeja (të përzierat) shkaktohet kur serotonina lëshohet në zorrë më shpejt sesa mund të tretet. Mesazhi kimik merret nga truri, të cilin e perceptoni si të përziera.

Shumë barna të përdorura për të reduktuar ndjenjat e të përzierave dhe të vjellave synojnë receptorët specifikë të serotoninës në trurin tuaj.

Cilësia e gjumit

Serotonina, së bashku me një neurotransmetues tjetër dopaminë, luan një rol në cilësinë e gjumit (sa mirë dhe sa gjatë flini).

Truri gjithashtu ka nevojë për serotoninë për të prodhuar melatoninën – një hormon që rregullon ciklin gjumë-zgjim.

Mpiksja e gjakut dhe shërimi i plagëve

Serotonina lëshohet nga trombocitet në qarkullimin e gjakut për të ndihmuar në shërimin e plagëve.

Gjithashtu bën që enët më të vogla të gjakut, arteriolat, të ngushtohen, gjë që ngadalëson rrjedhën e gjakut dhe ndihmon në formimin e mpiksjes. Ky është një proces i rëndësishëm në shërimin e plagëve.

Dendësia e eshtrave

Nivelet e serotoninës mund të luajnë një rol në densitetin e kockave. Nivelet e larta të serotoninës në zorrë mund të luajnë një rol në dobësimin e kockave, gjë që mund të çojë në thyerje të kockave (fraktura) dhe osteoporozë.

Epshi seksual

Së bashku me neurotransmetuesin dopaminë, serotonina gjithashtu luan një rol në dëshirën tuaj për seks. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori