LAJMI I FUNDIT:

Lisbona, kryeqytet magjepsës dhe vibrant që ofron shumë për turistët

Lisbona, kryeqytet magjepsës dhe vibrant që ofron shumë për turistët

Lisbona është kryeqyteti i mrekullueshëm i Portugalisë, dhe një nga vendet më sharmante dhe vibrante në Evropën Perëndimore. Është qytet i cili ofron karakteristika tradicionale, posedon arkitektura moderne dhe mendim progresiv. Si destinacion për pushime, Lisbona ofron shumë gjëra, duke përfshirë jetën e natës dhe klimën e përshtatshme.

Ky udhërrëfyes do t’ju ndihmojë ta njihni më mirë Lisbonën, dhe do t’i gjeni të gjitha arsyet se përse duhet ta vizitoni këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Pra, përse duhet vizituar Lisbona dhe Portugalia?

Qyteti i Lisbonës në mënyrë të përsosur e pasqyron kulturën portugeze, e cila është kulturë moderne por njëkohësisht i mban në vete trashëgiminë dhe traditat unike. Lisbona vazhdimisht njihet si një nga qytetet më të mahnitshme në botë, ku ‘Lonely Planet Guides’ e ka futur këtë qytet në listën e top 10 qyteteve në botë që duhet vizituar.

Por, si për ironi, Lisbona ende mbetet një nga kryeqytetet më së paku të vizituara në Evropë.

Lisbona – qyteti i vjetër me histori të pasura!

Sa gjatë duhet të qëndroni në Lisbonë?

Në Lisbonë kryesisht rekomandohet të qëndroni tri ditë, sepse kjo iu mundëson vizitorëve të shpenzojnë një ditë në Baixa dhe Alfama, një ditë tjetër në Belem dhe Estrela, ndërsa ditën e fundit mund ta shfrytëzojnë për ta eksploruar ‘Parque das Narçoes’ dhe Lisbonën Veriore.

Një vizitë në Lisbonë shumë lehtë mund të shndërrohet edhe në pushim shtatë-ditorë nëse dëshironi ta vizitoni Sintran, Cascaisin, Mafran, Obidosin, Sesimbran, etj.

Në foto: Parque das Nacoes

Kur është koha më e mirë për ta vizituar Lisbonën?

Stina e verës në Lisbonë është e gjatë dhe e nxehtë, sezonat e pranverës dhe vjeshtës janë të kënaqshme dhe të bukura, por dimrat janë krejtësisht të papritur. Kështu, Lisbonën preferohet ta vizitoni gjatë pranverës (mars – maj) kur ditët janë të ndritshme dhe rrezet e diellit i përçojnë rrugët e Lisbonës.

Në foto: Baixa, Lisbonë

Ku të qëndroni kur jeni në Lisbonë?

Në përgjithësi rekomandohet që turistët të qëndrojnë afër qendrës historike të Baixas, Chiados, Bairro Altos ose afër fundit jugor të Avenida da Liberdades. Këto zona janë zemra e Lisbonës dhe të gjitha atraksionet turistike janë shumë afër këtyre zonave.

Bairro Alto është gjithashtu një nga distriktet kryesore për jetën e natës, prandaj ata që duan ta përjetojnë jetën portugeze të natës duhet patjetër ta vizitojnë atë.

Në foto: Jeta e natës në Bairro Alto, Lisbonë

A është Lisbona destinacion i shtrenjtë?

Hotelet kryesisht janë më të lira sesa hotelet e qyteteve tjera evropiane, por kjo varet edhe nga sezoni në të cilin e vizitoni Portugalinë. Të gjitha çmimet e hyrjeve në vende të ndryshme kanë çmime të arsyeshme.

A do të jetë njohja e gjuhës problem?

Anglishten e flasin thuajse të gjithë ata që punojnë në industrinë e turizmit, dhe turistët të cilët e njohin gjuhën angleze nuk do të kenë asnjë problem për komunikim gjatë pushimit të tyre.

Të gjitha vendet e transportit e kanë anglishten si gjuhë të dytë dhe kjo përfshin linjat e trenit, metronë dhe aeroportin. Nëse darkoni jashtë hotelit, as atëherë s’do të keni problem sepse të gjitha restorantet dhe kafetë do t’ju ofrojnë meny në gjuhën angleze. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori