LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Chris Brown

Lirohet Chris Brown

Është liruar nga burgu ylli i muzikës pop Chris Brown, i cili gjatë të martës është arrestuar me dyshimin se ka kërcënuar me armë një grua.

Policia e rrethoi mbrëmë shtëpinë e këngëtarit të njohur amerikan, Chris Brown, pasi që një femër ka kërkuar ndihmën e policisë.


Epilogu i dramës në shtëpinë e Chris Brown: Reperi i dorëzohet policisë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Epilogu i dramës në shtëpinë e Chris Brown: Reperi i dorëzohet policisë (Foto/Video)

Reperi është akuzuar se e kishte kërcënuar me armë Miss Kaliforninë, Baylee Curran dhe policia kishte arritur përreth shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.

Ai ka qëndruar me orë të tëra brenda shtëpisë i rrethuar, por në fund është dorëzuar, raporton TMZ.

Rrëfehet Baylee Curran, modelja që u sulmua nga Chris Brown
Lexo po ashtu Rrëfehet Baylee Curran, modelja që u sulmua nga Chris Brown

Gjykata e Los Angelesit bëri të ditur se Brown është liruar me kusht pasi pagoi 250 mijë dollarë amerikan. /Telegrafi/