LAJMI I FUNDIT:

Liria konfirmon bisedimet me Lacina Traoren, dikur pjesë e Monacos dhe Evertonit

Liria konfirmon bisedimet me Lacina Traoren, dikur pjesë e Monacos dhe Evertonit

Klubi prizrenas, Liria ka konfirmuar se po kërkojnë përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe njëri nga ta është sulmuesi i njohur Lacina Traore.

Liria mposhti Ferizajn me penallti para disa ditësh në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke siguruar inkuadrimin në Superligë.


Me inkuadrimin në Superligë kërkohen edhe përforcime të skuadrës pasi niveli është më i lartë dhe gjithashtu shpenzimet janë më të mëdha.

Këtë trend duket se po e ndjek klubi i madh prizrenas, pasi tashmë po eksploron për përforcime të reja dhe ka konfirmuar se pritet transferime kualitative.

Sipas faqes zyrtare të Lirisë, pronari i klubit, Rahman Kice merret ekskluzivisht me transferime dhe njëri nga emrat që po synon ta sjell në Prizren është sulmuesi Lacina Traore.

Traore është emër i njohur pasi ka bërë karriere në kampionate të mëdha evropiane, ndër to edhe Liga Premier me Evrtonin dhe Ligue 1 me Monacon.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur edhe në Rumani, Rusi, Spanjë, Hungari, Turqi dhe së fundmi në Portugali te skuadra Varzim.

Postimi pa ndërhyrje i Lirisë

Aktuale te KF Liria

Priten transferime kualitative

Liria ka nis përgatitjet për edicionin e ri 2023-2024.

“Të vetëdijshëm që Superliga është nivel tjetër, kemi nisur edhe me përgatitjet e para rreth transfereve të mundshme.Dy ditët e fundit, në opinion kan qarkulluar emra të ndryshëm, që mund të jenë pjesë e skuadrës në stinorin e ri.

Traore, ish futbollist i Monacos, është njëri ndër ta.Me sjelljen e transfereve, merret eksluzivisht Rahman Kiqe, pronar i klubit, që është dhe menagjer i njohur në këtë sferë. Ende, ska asgjë zyrtare. Në momentin, që arrihet marrëveshja me cilindo futbollist, ajo do të bëhet publike në faqen zyrtare të klubit”, ka thënë kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori