LAJMI I FUNDIT:

Lira prek rekord të ri të ulët pasi Erdogan dha urdhër për largimin e 10 ambasadorëve nga Turqia

Lira prek rekord të ri të ulët pasi Erdogan dha urdhër për largimin e 10 ambasadorëve nga Turqia

Lira turke ka rënë në nivel rekord ndërkohë që përplasjet e fundit diplomatike me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe qeveri të tjera, kanë bërë që tregtarët ta shesin valutën që ndodhet në vështirësi.

Kjo valutë gjatë ditës së hënë ra me 2.5 për qind, duke prekur një rekord të ri të ulët për të tretën ditë, në 9.75 lira kundër dollarit.


Valuta, nën presion nga ulja surprizë e normave të interesit nga banka qendrore javën e kaluar, u shit përsëri pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan tha në fundjavë se ambasadorët e 10 vendeve nuk janë më të mirëpritur, pasi kërkuan lirimin e një kritiku të theksuar të qeverisë. Investitorët po presin për Ministrinë e Jashtme në Turqi që ta bëjë lëvizjen zyrtare.

Erdogan është përpjekur prej kohësh të shfaqet si një mburojë e vendit të tij kundrejt fuqive armiqësore të huaja, për të tërhequr votuesit nacionalistë.

Erdogan dha urdhër: Turqia dëbon ambasadorin amerikan dhe nëntë të tjerë
Lexo po ashtu Erdogan dha urdhër: Turqia dëbon ambasadorin amerikan dhe nëntë të tjerë

Thirrjet e tij për të përjashtuar ambasadorë të vendeve përfshirë SHBA, Gjermani dhe Francë, prej kërkesave për lirinë e filantropit dhe biznesmenit Osman Kavala, përkon me sondazhet që tregojnë se mbështetja për të po bie, prej rritjes së kostove të jetesës.

Lira ka humbur 24 për qind të vlerës kundër dollarit këtë vit, duke u bërë nga performuesit më të dobët te valutat e tregjeve në zhvillim. /Telegrafi/