LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi ka dy kërkesa për t’u transferuar te Manchester City

Lionel Messi ka dy kërkesa për t’u transferuar te Manchester City

Manchester City ende pritet të nënshkruajë Lionel Messin, pavarësisht se e humbi verën e kaluar, por ka ‘dy faktorë shumë të rëndësishëm’ që ende qëndrojnë në rrugën e transferimit të argjentinasit në Etihad.

Messi dukej i vendosur të largohej nga Barcelona në verë pasi ai zbuloi se donte ta përfundonte kohën e tij me gjigantët katalunas, pas humbjes së tyre të turpshme 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.


City ishte gjithmonë favorit për ta nënshkruar atë, për një numër arsyesh, por ai pranoi humbjen në përpjekjet e tij për të lëvizur kur u vendos që ai nuk mund të largohej falas, siç mendonte fillimisht.

Del Bosque: Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e ka tejkaluar tashmë Maradonan
Lexo po ashtu Del Bosque: Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e ka tejkaluar tashmë Maradonan

Me kontratën e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në fund të sezonit, koha e tij si një lojtar i Barcelonës pritet të marrë fund.

Sipas mediumi El Chiringuito, City mbetet favorit për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, por ka ende dy ‘rinovime’ që duhet të ndodhin në Etihad Stadium.

Raporti pretendon se kushti i parë është se Messi dëshiron që menaxheri Pep Guardiola të rinovojë marrëveshjen e tij, e cila është në vitin e fundit.

Në anën tjetër, si kusht i dytë llogaritet dëshira e Messit që shoku i tij i ekipit të Argjentinës, Sergio Aguero, të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Messi me Guardiolan kanë punuar për disa vite te Barcelona duke fituar dy Liga të Kampionëve.

Në anën tjetër, Aguero është njëri nga shokët më të mirë të Messit te kombëtarja argjentinase.

A do të transferohet Messi në City verën e ardhshme? Na tregoni mendimet tuaja në komente.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori