LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi debuton sonte për Inter Miamin – ai do të luajë në një skuadër me talentin që e ka parë gjithmonë si idhull

Lionel Messi debuton sonte për Inter Miamin – ai do të luajë në një skuadër me talentin që e ka parë gjithmonë si idhull

Lionel Messi dhe Sergio Busquets kanë ardhur për të hapur një epokë të re te Inter Miami dhe sonte pas mesnate ata do të debutojnë me klubin e ri.

Interi Miami luan ndaj Cruz Azul në ndeshjen e parë të klubit në Leagues Cup. Kjo ndeshje do të shërbejë si debutimi i dy prej të sapoardhurve në klub.


Epo, ndërsa shumica e punës tashmë është bërë, Miami ende do të marr përforcime.

Jordi Alba sapo ka arritur, por ai nuk do të debutojë deri në javën e ardhshme, pasi edhe disa përforcime të tjera janë në rrugë për të përforcuar sa më shumë skuadrën e Gerardo Tata Martin, mes tyre ndoshta edhe Luis Suarez.

Skuadra aktuale është larg asaj që do të përfundojë sezonin e MLS në vitin 2023, shkruan Goal.com.

Kjo është arsyeja pse Martino do të duhet të kombinojë ekipin, pasi Inter Miami është në vendin e fundit në Konferencën Lindore.

Skuadra thjesht nuk është shumë e mirë, megjithëse ardhjet e Messit dhe Busquets do ta ngrenë atë në një nivel më të lartë.

Të tjera janë gjithashtu në rrugë, por ndeshja kundër Cruz Azul do të jetë për Messin dhe Busquets.

Të gjithë sytë do të jenë te kjo ndeshje pasi dalja e parë e këtyre dy superyjeve në fushë do të jetë një moment historik për Miami, MLS dhe futbollin në SHBA në përgjithësi.

Në skuadrën që do të luajë ndaj Cruz Azul do të jetë edhe Benjamin Cremaschi, që për 19-vjeçarin argjentinas do të jetë një ëndërr e realizuar.

Djali i prindërve argjentinas, i lindur në Miami, Cremaschi e ka idhull Messin. Në Miami, ai po zhvillohet në një lojtar dhe do të mësojë nga ikona si Messi, Busquets dhe Martino. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori