Hapave të kohës për së mbari, drejt muzikës “Electro Dance Music”, kanë filluar rrugëtimin dy të rinjtë me emrin artistik LINI X BVZZDA.

Bashkëpunimi i dy prijësve të dejtë të muzikës “Electro Dance Music”, (LINI)- Linad Gashi dhe (BVZZDA)-Ardit Behluli nga Peja, ka filluar si një dyshe official në fillim vitin e 2015-tës. Dyshe kjo, e cila dita ditës po pritet fuqishëm nga ana e dashamirëve të këtij zhanri muzikor.

“Until next summer”, është projekti i radhës i realizuar mjeshtërisht nga ana e producentëve të talentuar të brezit rinorë. Liand-i vie nga qyteti i bukur i Prizrenit, ndërkaq Ardit Behluli, është nga Peja e “Haxhi Zekës”. Duke folur për projektin e sapo realizuar Lini dhe Bvzzda, thonë se janë të parët të cilët e praktikojnë këtë zhanër të muzikës në Kosovë.


“Kjo muzikë i përket zhanrit Elctro Dance Music, apo me nofkën (EDM). Unë edhe Lini, jemi të parët të cilët e sollëm në tregun kosovar këtë lloj të muzikës. Video klipi janë është punuar në Gjermani nga Leon Meyer (Pixel Move) “, tha Behluli për portalin tonë, duke shtuar se realizimi i këtij projekti madhor, ka zgjatur rreth një muaji e gjysmë.

Vlen të thuhet se Linad dhe Arditi, nuk janë fillestar në skenën muzikore. Ngase bashkëpunimi i tyre me estradën kosovare, është i kënaqshëm. Mc Kreshta, Lyrical Son, Dr.mic, Stresi, Bim Bimma dhe Dren, janë disa prej bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët në vazhdimësi, ua besuan punën. Producentët e rinj, rrjetën e bashkëpunimit drejt muzikës tash e një kohë, kanë filluar ta zgjerojnë edhe me VIP-at ndërkombëtar. Por bashkëpunimi i cili vlen të veçohet nga të tjerët është ai me reperin nga Anglia, “NINES”.

Fare në fund duhet shtuar se dyshja nga Peja dhe Prizreni, në vitin 2016 do të fillojnë të përformojnë edhe si DJ. /Telegrafi/