0Shares

Lindon Berisha është një prej emrave të dashur të publikut shqiptar .

Lindoni ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri të tij për këtë verë që publikohet shumë shpejt.

Këngëtari u pyet nga adhuruesit e tij në Instagram se nëse ai do të bënte një duet me ikonën e muzikës popullore, Medën.

“Pse jo, nuk do të ishte keq, shumë ‘sick’ do të ishte”, ka shkruar Lindoni në përgjigje të adhuruesve.

Në të ardhmen e afërt, për dëshirë të adhuruesve, Lindoni do të mund të bënte një projekt interesant me Medën.

Më parë me Medën kanë realizuar bashkëpunime edhe emra, si Getoar Selimi dhe Tuna.

“1 Xhiro” mban titullin një prej projekteve më të fundit të Lindonit që e solli në bashkëpunim me 2Ton në muajin prill.

Ndërkohë, Meda ka lansuar disa bashkëpunime gjatë sezonit veror, një prej tyre edhe me MC Bekën. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)