Linda mendon për “The Voice of USA”

“Çfarë mendoni për ‘The Voice’, a ia vlen të provoj këtë vit në SHBA?”, i ka pyetur këngëtarja fansat e saj në Facebook.
“Ndonëse nuk lënë më përshtypje këto lloje të garave për mua! Mendoj se janë për artistë që janë në fillimet e tyre. Mirëpo ftesa e bërë nga ekzekutivët, më tundon pak.... Çfarë mendoni miq të mi?”, ka shtuar ajo.
Shumica e komentuesve i kanë propozuar Lindës që të marrë pjesë në atë spektakël duke e konsideruar si një mundësi shumë të mirë për të promovuar vlerat e saj vokale, si dhe për t’u bërë atje një figurë e njohur e ekranit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2013
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



























































