LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi gjen ‘fajin’ përse nuk u kualifikua në “Eurovision”, ishte e sëmurë para performancës (Foto)

Linda Halimi gjen ‘fajin’ përse nuk u kualifikua në “Eurovision”, ishte e sëmurë para performancës (Foto)

Këngëtarja Linda Halimi këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovison Song Contest”.

Ndonëse pati një prezantim dinjitoz, Linda nuk arriti të futet në 10-shen e të kualifikuarve, duke u renditur në listë e 14-ta gjysmëfinaliste nga votat e publikut dhe të jurisë.


Megjithatë, duket se Linda në një lloj forme e ka gjetur ‘fajin’ që nuk u kualifikua në natën finale të “Eurovisionit”.

Kur Armend Rexhepagiqi provonte fatin për Jugosllavinë në Eurovizion (Video)
Lexo po ashtu Kur Armend Rexhepagiqi provonte fatin për Jugosllavinë në Eurovizion (Video)

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Facebook, Linda shkruan në mbishkrimin e fotografisë se atë natë ka qenë e sëmurë dhe me ilaçe, teksa lutjet e Perëndisë e kanë ndihmuar që të gjejë forcë, dhe performanca ka shkruar me sukses.

“Nuk e di se çfarë më ndodhi në këtë moment, mendoj se doja të haja mikrofonin(qesh). Isha me ilaçe dhe dhimbje në kraharor 2 orë para se të këndoja dhe mendova për një moment nëse do të këndoja ose jo atë natë sepse isha e sëmurë…siç nuk e di çfarë…por u luta! Iu luta Parajsës që të lirohesha nga çfarëdo gjëje që po më kufizonte, dhe më pas kjo ndodhi” (sic.), shkruan Lindita në gjuhën angleze në Facebook. /Telegrafi/