LAJMI I FUNDIT:

Limaj pas takimit me Bashën: Duhet bashkërendim i aktiviteteve mes Prishtinës e Tiranës

Limaj pas takimit me Bashën: Duhet bashkërendim i aktiviteteve mes Prishtinës e Tiranës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku pas takimit tha se Prishtina e Tirana kanë nevojë që të ketë bashkërendim të aktiviteteve.

Limaj tha po ashtu se kanë diskutuar me Bashën për gjendjen në Kosovë, ku theksoi se duhet që vendi të ketë një unitet të faktorit politik dhe të lihen anash politikat ditore.


“Ishte një qëndrim i përbashkët që edhe në Prishtinë edhe në Tiranë si kurrë më parë kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve. E njoftova zotëri Bashën se Kosova sot gjendet në një moment delikat të rëndësishëm, ku i duhet një bashkim dhe unitet i faktorit politik të Kosovës. Një rishikim i mirë i agjendës sonë shtetërore. Forcat politike në Kosovë, duhet t’i ndajnë e përcaktojnë qartë pikat të cilat na bashkojnë në interesin shtetëror. Dhe nuk duhet që çështjet që kanë të bëjnë me interes të shtetit të Kosovës të përzihen me politika ditore. Gjithmonë ka kohë për përplasje ose konkurrencë të politikës së brendshme. Ndërsa pozicioni i Kosovës, temat që janë në interes nacional ato duhet të kenë prioritet dhe ato janë tani. Më shumë se kurrë duhet unitet i forcave politike në Kosovë, ato që janë pozitë dhe opozitë”, tha Limaj.

Limaj tha se me Bashën kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kurse tha se duhet të identifikojnë interesat e përbashkëta të dy shteteve për të cilat duhet angazhim në skenën ndërkombëtare.

“Biseduam për temën, për zhvillimet e fundit me të cilat po ballafaqohet Kosova. Biseduam po ashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi, edhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Dhe besoj se ishte mendim i përbashkët që më shumë se kurrë, identifikimi i interesave të përbashkëta për të cilat duhet të angazhohemi në arenën ndërkombëtare, por edhe secili shtet veç e veç, secili nga në të kontribuoj për unitet në vendet tona, duke respektuar angazhimin e punën e brendshme në Prishtinë e Tiranë”, u shpreh Limaj.

Basha edhe njëherë rikonfirmoi se politikanët në Kosovë do të kenë mbështetjen e tij për cilindo vendim të marrë.

“Rikonfirmoj mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për të  qëndruar plotësisht në dispoziopn dhe mbështetje të vendimeve të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës, në përballje me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt se mbështetur me përvojën e akumuluar ndër vite do të dinë t’i përdorin me mençuri e maturi dhe vendosmëri. Në këtë do të kenë sot e nesër, përkrahjen time dhe gjithë autoritetit shtetëror në Shqipëri”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori